Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi sot më 5 tetor dënimet e dhëna për 16 të pandehurit, pjesë e grupit për mashtrime me call center.
Grupi dyshohet se mashtronin qytetarët europianë, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
Në total, anëtarët e grupit janë dënuar me mbi 110 vite burgim.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup kriminal”.
Dënimet për 16 të pandehurit për mashtrimin me Call CenterB.C 8 vite burgE.C 7 vite e 4 muaj burgG.P 7 vite e 4 muaj burgA.P 6 vite e 8 muaj burgB.Gj 6 vite e 8 muaj burgR.I 6 vite e 8 muaj burgV.A 7 vite e 4 muaj burgE.K 7 vite e 4 muaj burgO.C 6 vite e 8 muaj burgF.B 6 vite e 8 muaj burgH.D 6 vite e 8 muaj burgG.Gj 6 vite e 8 muaj burgGj.Sh 6 vite e 8 muaj burgA.M 6 vite e 8 muaj burgS.V 6 vite e 8 muaj burgM.Z 6 vite e 8 muaj burg
Grupi drejtohej nga ana e B.Ç dhe dyshohet se ka arritur të përvetësojë 4.3 milionë euro në total. Drejtuesi i grupit u la në burg që në mars 2024, menjëherë pasi erdhi nga Dubai në vendin tonë.
Në sallën e gjyqit, Çobo deklaroi se nuk është arrestuar në Dubai, por është vetëdorëzuar në polici sapo zbriti nga avioni.
“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë për të më filmuar.”
Pre e mashtrimit të këtij grupimi dyshohet se kanë rënë shtetas italianë.