Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë, 27 korrik, të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC.
GJKKO vendosi ta rikthejë dosjen në SPAK për plotësim hetimesh dosjen ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, dhe për të gjithë të akuzuarit e tjerë. Prokurorja Elida Kaçkini ka afat kohor deri më 30 tetor të plotësojë hetimet e munguara.
Kujtojmë se në fillim të muajit korrik të vitit 2024, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Tre llogari bankare, tre makina dhe disa aksione të një kompanie private u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme atë vit në kuadër të hetimeve për ish-ministrin Beqaj dhe 5 të tjerët e përfshirë në të njëjtën dosje.
Nga ana tjetër Beqaj është i pandehur edhe për dosjen mbi koncensionin e Sterilizimit.
