📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur 11 persona, lidhur me rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, destinacioni i të cilit ishte Finlanda.

Ata akuzohen për veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Një prej tyre, akuzohet për veprën “Moskallëzim i krimit”.

Gjatë hetimeve janë përdorur metoda speciale hetimore, përfshirë përgjime telefonike, regjistrime të fshehta fotografike dhe filmike në vende publike, ndërsa informacionet dhe provat janë shkëmbyer në kohë reale me autoritetet finlandeze.

Veprimtaria kriminale

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria e Posaçme, sqarohet se që nga viti 2022 e në vazhdim, disa grupe kriminale, me anëtarë dhe drejtues shqiptarë, trafikuan në Finlandë drogë me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për marihuanë, amfetaminë, tableta ekstazi, si dhe kokainë. Lëndët narkotike janë shpërndarë në disa qytete të Finlandës përmes një rrjeti shpërndarësish, me qëllim krijimin e të ardhurave të kundërligjshme.

Gjatë hetimeve janë provuar dhjetëra episode të shitjes, transportimit dhe ruajtjes së lëndëve narkotike, ku bëhet fjalë për qindra kilogramë drogë.

Sipas dosjes, vetëm amfetamina e trafikuar arrin në disa qindra kilogramë, ndërsa janë dokumentuar gjithashtu sasi të mëdha kokaine, kanabisi, mijëra tableta ekstazi dhe medikamente narkotike.

Nga provat e administruara rezulton e provuar:

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 11.2.2023 në Vuosaari, Helsinki, Finlandë.

Shitja e 1 kg amfetaminë, më datë 1.3.2023 në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Marrja në Lempäläs Finlandë dhe më pas transportimi dhe shitja e 38 kg amfetaminë dhe 5-6 kg amfetaminë, në Porvoo Finlandë, gjatë periudhës 21.3.2023 – 9.4.2023.

Marrja, ruajtja, shitja gjatë periudhës 1.3.2023 – 18.9.2023, konkretisht e 10 kg kokainë në fillim të muajit mars 2023; 50 kg mariuhanë në mars 2023; 20 kg amfetaminë në mars 2023; 3 kg kokainë në prill të vitit 2023; 20 kg amfetaminë në prill 2023; 15 kg amfetaminë në fillim të qershorit 2023; 2-4 kg kokainë në mes qershori 2023 dhe 51 kg amfetaminë, në korrik-gusht 2023, 10 kg amfetaminë në fillim gushti 2023; 2-4 kg kokainë në mes gushti 2023; 10 kg kokainë në fund gushti 2023, si dhe 45 kg amfetaminë në shtator 2023, në Malmi dhe Helsinki, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja gjatë periudhës 15.12.2022 – Mars 2023, konkretisht: 30 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 15.12.2022 -2.1.2023; 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 3.1.2023 – 4.3.2023, si dhe 30-50 kg amfetaminë e përgatitur për trafikim dhe shitje, por e mbetur në tentativë për periudhën kohore pas datës 3.3.2023, në Turku, Finlandë.

Trafikimi, ruajtja, si dhe shitja e konkretisht 50 kg amfetaminë gjatë periudhës kohore 27.12.2021-26.1.2023; 5 kg kokainë gjatë periudhës 24.2.2023 – 11.4.2023, si dhe 45.890 kg amfetaminë, 8.885 kg kokainë, 1620 copa tableta Oxydolor (Oksikodon) 80 mg, 56 tableta Bunorfin, 8 mg, si dhe pesë flasterë Durogesic 100 mikrog/orë më datë 28.3.2023 në Finlandë.

Trafikimi përmes shërbimit postar të mbi 200 kg marihuanë nga Spanja në Finlandë gjatë intervalit kohor, 15.4.2024 – 8.8.2024 dhe shpërndarjen e kësaj lënde tek grupet e tjera kriminale.

Sigurimi dhe shitja në Finlandë e 6 kg kanabis si dhe 250 gr kokainë nga data 9.11.2023 deri 21.12.2023 në Vantaa dhe Helsinki, Finlandë; 32 kg kanabis, nga data 23.12.2023-15.4.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 9777 tableta ekstazi në periudhën kohore 8.2.2024-30.4.2024 në Helsinki dhe në Espoo, Finlandë; 1 kg kokainë më datë 13.2.2024 në Espoo, Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 19.2.2024 deri datë 20.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 1 kg kokainë në periudhën kohore nga data 20.2.2024 deri datë 22.2.2024 në Helsinki, Finlandë; 134 kg kanabis nga data 15.4.2024 deri më datë 18.6.2024 në Espoo, Helsinki dhe Vantaa, Finlandë; 87 kg kanabis nga data 30.8.2024 deri më datë 24.9.2024, në Helsinki, Espoo dhe Vantaa, Finlandë; si dhe 250 gramë kokainë, nga data 22.9.2024 deri në datë 24.9.2024 në Helsinki dhe në Vantaa, Finlandë“, njofton SPAK.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights