📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 mario martin cani

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për të miturin A.P, i cili u shpall fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Canit.

Gjykata vendosi të lë në fuqi dënimin e shkallës së parë, e cila shqiptoi 16 vite burg për autorin e krimit.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 18 nëntor 2024 në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

14-vjeçari Martin Cani mbeti i vrarë me thikë nga M.P., pas një zënke të zhvilluar pak metra larg shkollës ku ai studionte.

Përplasja mes tyre për motive banale kishte zanafillë një zënë në ambjentet e shkollës tre ditë përpara ngjarjes.

Autori M.P. u dënua më datë 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg për vrasjen e Canit dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij, ndërsa sot Apeli e konfirmoi vendimin e shkallës së parë.

Ka reaguar babai i të ndjerit.

Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se familja nuk është e kënaqur me masën e dënimit, duke theksuar se kishte pritur një vendim më të rëndë për autorin.

Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Mund të dalë sot një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë, dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Dhe shyqyr që s’ka pasur fëmijë të tjerë aty. Pretendonim për dënim më të lartë. Dhimbja jonë është e paimagjinueshme, shumë e madhe

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights