📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 423 1024x683

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka deklaruar se garantimi i sigurisë së pushuesve përgjatë vijës bregdetare mbetet një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik.

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Lamallari u shpreh se masat e sigurisë shtrihen nga Velipoja deri në Ksamil, ndërsa paralajmëroi se çdo person që shkel rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe rrezikon jetën e pushuesve do të përballet me pasoja ligjore.

Ai theksoi gjithashtu se Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare do të reagojnë menjëherë ndaj çdo shkeljeje të konstatuar apo denoncimi të ardhur nga qytetarët.

Siguria e pushuesve nga Velipoja në Ksamil është prioritet i punës së Policisë së Shtetit përgjatë sezonit turistik.Kushdo që zgjedh të sfidojë ligjin dhe të rrezikojë jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin e lejuar për mjetet lundruese, do të përballet pa kompromis me pasojat. Reagimi i Njësisë Policore Detare dhe Policisë Kufitare do të jetë i menjëhershëm ndaj çdo shkeljeje apo denoncimi të qytetarëve.”, shkroi ministri.

Reagimi i ministrit vjen në kuadër të masave të shtuara të sigurisë gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin e incidenteve në zonat turistike bregdetare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights