📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
F0146171 a220 4068 9c70 25ac727bc627 sd 800x450

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe ai i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë seancës së sotme plenare, duke shkëmbyer akuza dhe tone të larta zëri.

Pjesë nga debati

Bido: Kështu jemi mësuar të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit. Kështu jemi mësuar, jemi mësuar të punojmë. Një pjesë e këtij grupi janë mësuar të punojnë, ti s’ke punuar ndonjëherë dhe ndaj e besoj habinë tënde. Ti nuk je agjent, nuk e vendos dorën në zjarr, por s’e di. Para një jave kishte seancë këtu për Çamërinë, ti nuk erdhe, ke dalë dhe je viktimizuar se ke kombësi greke. Është zgjedhje e prindërve tuaj për të pasur kombësinë greke. Unë me minoritarët s’kam asnjë problem, sepse janë bashkëqytetarët tanë të shëndetshëm, janë pasuri, shqiptarë patriotë dhe grekë të pashuar. Ti nuk flet dot për Çamërinë, je një apatrid, një tradhtar.

Muçi: Me urdhër të Taulantit që më ka vënë në shënjestër. Bido më është çuar pas me bukë në trastë. Për çdo fjalë që them për Ramën, nxjerr këto hartat. ‘Pse qeshe kur u kollit shoku Enver?’ Këtë po përpiqet të bëjë Bido me ata sufllaqexhinjtë e tij. Bido, nëse ke gjë serioze, çoje në gjykatë ose dërgoji inspektorët tuaj. Nëse ke gjë seriozisht. Unë ty jo që s’të marr seriozisht, por më kujton komeditë e viteve ’90, më kujton Ceken e Beratit. Ndaj Bido, vazhdo me fushatën kundërzbulimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights