📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kuvendi sot

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancë plenare një projektrezolutë dhe tre projektligje, ndërsa seanca u zhvillua pa pjesëmarrjen e deputetëve të Partisë Demokratike.

Me 71 vota pro u miratua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.

Po ashtu, me të njëjtin numër votash, Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”.

Deputetët miratuan gjithashtu me 72 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”.

Seanca u shoqërua me mungesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili bojkotoi punimet duke kërkuar që të trajtohen kërkesat e protestuesve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights