📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
D44044cafd22d295f21b1f1a6cc5287991eae9bf 2174x1410 1 696x365

Një person i dyshuar për mashtrim kibernetik, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës dhe që dyshohet se ka punuar për Gardën Revoluconare Islamike (IRGC), është arrestuar në Malin e Zi.

”Oficerët e një task force speciale morën në paraburgim 39-vjeçarin, i cili mban shtetësi si iraniane ashtu edhe turke, në qytetin bregdetar të Kotorrit, pasi një urdhër arresti u lëshua nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI)”, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Malit të Zi në një deklaratë.

Ai dyshohet se ka kryer sulme kibernetike në shkallë të gjerë në infrastrukturën e mbi 150 universiteteve në SHBA që nga viti 2013 në emër të një kompanie iraniane.

Ai thuhet se ka shkaktuar dëme të vlerësuara në 3,4 miliardë dollarë.

Të dhënat e vjedhura dyshohet se i kanë sjellë dobi IRGC-së, universiteteve iraniane dhe organizatave të tjera në vend.

”Autoritetet kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ekstraduar kriminelin e dyshuar kibernetik në SHBA”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights