Një person i dyshuar për mashtrim kibernetik, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që dyshohet se ka punuar për Gardën Revoluconare Islamike (IRGC), është arrestuar në Malin e Zi.
”Oficerët e një task force speciale morën në paraburgim 39-vjeçarin, i cili mban shtetësi si iraniane ashtu edhe turke, në qytetin bregdetar të Kotorrit, pasi një urdhër arresti u lëshua nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI)”, njoftoi sot Ministria e Brendshme e Malit të Zi në një deklaratë.
Ai dyshohet se ka kryer sulme kibernetike në shkallë të gjerë në infrastrukturën e mbi 150 universiteteve në SHBA që nga viti 2013 në emër të një kompanie iraniane.
Ai thuhet se ka shkaktuar dëme të vlerësuara në 3,4 miliardë dollarë.
Të dhënat e vjedhura dyshohet se i kanë sjellë dobi IRGC-së, universiteteve iraniane dhe organizatave të tjera në vend.
”Autoritetet kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ekstraduar kriminelin e dyshuar kibernetik në SHBA”,
