Qsut sd

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 23 shtator, ka ndërruar jetë A.H, 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banore e Tiranës.

Ajo u dërgua në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020 dhe më pas u transferua në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) më 15 tetor 2020.

33 vjeçarja ishte arrestuar për veprën penale të “dhunës në familje” dhe vuante nga sëmundje të rënda, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Mbrëmjen e kaluar, ajo u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, me acidozë metabolike dhe hipotension.

Rreth orës 03:40 të mëngjesit, sipas njoftimit zyrtar, pacientja ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights