Angli gjermani 1024x576

Spanja dhe Italia barazuan 1–1 në sfidën e fundit në grup, të vlefshme për Europianin U21 që po zhvillohet në Sllovaki. Në takimin e transmetuar në Klan Plus, shënuan të parët spanjollët me Rodríguez në minutën e 53-të, ndërsa pas pak minutash Pisilli barazoi rezultatin.

Spanja e mbylli në vendin e parë, ndërsa Italia në të dytin, teksa e kishin siguruar më herët vendin në çerekfinale. Po në Grupin A, Sllovakia fitoi 2–1 ndaj Rumanisë. Franca dhe Portugalia siguruan çerekfinalet pas fitoreve respektivisht 4–1 me Poloninë dhe 4–0 me Gjeorgjinë. Përfaqësuesja franceze do të luajë në çerekfinale me atë daneze.

Sfidat e tjera do të përcaktohen të mërkurën. Sot, në Klan Plus, në orën 21:00 do të transmetohet kryesfida Angli-Gjermani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights