📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ergys arrazi 1024x589

Gjykata në Shkodër dënoi me gjashtë vite burg Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit, e cila më 3 Maj të vitit 2024, u vetëvra bashkë me 3 fëmijët e saj.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet me dy vite dënimi dhe përfundimisht do të vuajë katër vjet heqje lirie.

Gjyqtari Orgent Nazaj e deklaroi fajtor Arrazin për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”.

Të njëjtën masë dënimi e kishte kërkuar edhe prokuroria. Ajo e akuzoi Arrazin se e ka shtyrë bashkëshorten e tij drejt aktit të vetëflijimit për shkak të sjelljes diskretituese, duke cenuar dinjitetin e saj.

Sa i takon çështjes së tre fëmijëve për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, është pushuar si çështje.

Kujtojmë që Alma Arrazi në datën 3 Maj, pas një takimi që zhvilloi me motrën e burrit në një kafe në Shkodër, me tre fëmijët e saj shkoi drejt urës së Bunës nga ku u vetëhodh.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i një prej fëmijëve dhe më pas kërkimet nxorën edhe nënën me dy të miturit e tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights