Tirane1 3 770x440
Në një operacion policor të koduar “Last chance”, janë goditur aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit në Tiranë. Policia zbuloi një lokal ku organizoheshin lojëra të paligjshme dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati. Në pranga ranë dy punonjës të lokalit, ndërsa pronari u shpall në kërkim. U arrestuan F T, F D si dhe u shpall kërkim B V Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last chance”. Zbulohet një lokal i përshtatur për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati. Vihen në pranga 2 shtetas (punonjës në lokal). Shpallet në kërkim pronari i lokalit. Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie. Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B. V., në bulevardin “Nënë Tereza”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 makineta për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 44 vjeç, dhe F. D., 39 vjeç (punonjës në lokal), të cilët organizonin lojën e fatit, me makineta, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. V., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights