18 mije euro shpenzime mjekesore te padeklaruara dosja e spakut per ilir meten dhe monika kryemadhin insajderi.org

SPAK përfundon hetimet për dosjen Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi që u divorcuan pak kohë më parë janë hetuar për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim e fshehje pasurie.

Kryemadhit i komunikohen akuzat në mesditë nga SPAK ndërsa ish-presidentit Meta pritet t’i komunikohen akuzat në orën 14:00.

Akuzat do t’i komunikohen edhe personave të tjerë të eskpozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

Brenda pak ditësh SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë ku në seancë paraprake GJKKO do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, kthehet pas për plotësim apo pushohet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights