📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia e shkodres 1024x683
M. Toma, 32 vjeç, dhe D. Simoni, 34 vjeç u arrestuan të mërkurën mbrëma në Shkodër pas një ndjekje nga policia. Dyshohet se dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, por u pikasën nga policia. Autoritetet kanë parë motorin në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije” në të cilën po lëviznin dy persona me kaskë mbrojtëse. Atyre u është bërë thirrje të ndalojnë, por drejtuesi i motorit i ka dhënë gaz dhe janë larguar. Policia i është vënë më pas në ndjekje përmes rrugicave për 20 minuta. Ndalimi i tyre është bërë pranë varrezave të dëhsmorëve, në momentin kur motori u përplas. Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar. “Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur”. Toma dhe Simoni kanë “kyçur gojën” gjatë marrjes në pyetje duke mos u treguar bashkëpunëtore. Deri më tani nuk dihet kush ishte shënjestër e tyre ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota. Plani i dy të rinjve hedh dyshime pasi edhe pas kontrollit të dy makinave të tyre, ku u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights