M. Toma, 32 vjeç, dhe D. Simoni, 34 vjeç u arrestuan të mërkurën mbrëma në Shkodër pas një ndjekje nga policia.
Dyshohet se dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, por u pikasën nga policia.
Autoritetet kanë parë motorin në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije” në të cilën po lëviznin dy persona me kaskë mbrojtëse.
Atyre u është bërë thirrje të ndalojnë, por drejtuesi i motorit i ka dhënë gaz dhe janë larguar.
Policia i është vënë më pas në ndjekje përmes rrugicave për 20 minuta.
Ndalimi i tyre është bërë pranë varrezave të dëhsmorëve, në momentin kur motori u përplas.
Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.
“Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur”.
Toma dhe Simoni kanë “kyçur gojën” gjatë marrjes në pyetje duke mos u treguar bashkëpunëtore.
Deri më tani nuk dihet kush ishte shënjestër e tyre ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.
Plani i dy të rinjve hedh dyshime pasi edhe pas kontrollit të dy makinave të tyre, ku u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.