Mish puke

Policia ka shpallur në kërkim adiministratorin e kompanisë A.G., 50 vjeç për futjen e mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë, si dhe është proceduar penalisht vëllai i tij, M.G., 53 vjeç.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe tre inspekotorë të AKU-së, G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç, me akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar që ky produkt të futej në treg.

Sipas hetimeve të policisë mësohet administrator i kompanisë dhe vëllai i tij kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës.

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore.

Produkti mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

AKU tha se ka bllokuar 5.2 ton mish të mbetur tek importuesi, por 2.6 ton rezulton se janë shpërndarë në treg për konsumatorët shqiptarë. Produktet e shpërndara nuk janë lokalizuar ende duke u bërë një rrezik potencial për shëndetin publik.

Njoftimi i Policisë:

Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights