📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1788704618 zjarrnefier
Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të së dielës në zonën e Kryeziut , E CILA brenda pak orësh u përhap në një territor të konsiderueshëm, duke avancuar në drejtim të Helmasit ndërsa Terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe era e kanë komplikuar ndjeshëm ndërhyrjen e forcave në tokë, duke e kthyer operacionin në një betejë të gjatë me flakët. I gjithë efektivi i MZSH-së Kavajë është angazhuar në terren, ndërsa në ndihmë kanë mbërritur forca dhe mjete nga Kamza, Rrogozhina dhe Durrësi. Puna për izolimin e zjarrit nuk është ndërprerë as gjatë natës, ndërsa operacioni është mbështetur edhe nga ajri me një avion Air Tractor. Por për zjarrfikësit, prioriteti kryesor ka qenë mbrojtja e banorëve dhe pasurisë së tyre. Flakët janë mbajtur larg banesave dhe bagëtive, duke shmangur deri tani dëme të tjera në pronat e komunitetit. sipas , SHEF I MZSH KAVAJË IGLI MERHORI:“Temperaturat e larta dhe era janë bërë ortakë me zjarret dhe e kanë vështirësuar ndjeshëm situatën. Por ekipi ynë po lufton me gjithë forcën për ta vënë nën kontroll.” Efektivët vijojnë punën për izolimin përfundimtar të vatrave përgjatë gjithë territorit të përfshirë nga zjarri, deri në drejtim të Helmasit. Por ndërsa beteja me flakët vazhdon, një tjetër pyetje mbetet ende pa përgjigje: Si nisi zjarri? Deri tani, autoritetet nuk kanë përcaktuar zyrtarisht shkakun e rënies së zjarrit. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një shkak aksidental apo për rrethana të tjera. Në terren, ndërkohë, zjarrfikësit vijojnë të përballen me një vatër që ndryshon vazhdimisht intensitet dhe drejtim. Shefi i MZSH-së Kavajë, Igli Merhori, së bashku me efektivët e tij, ka ndjekur nga afër operacionin, ndërsa forcat vijojnë përpjekjet për të mbajtur flakët larg zonave të banuara. Ai u shpreh per Drita TV se :“Nuk është një garë se kush lufton më shumë me zjarrin. Është një betejë ku çdo zjarrfikës në terren meriton respekt. Por ajo që u pa në Kryezi është e qartë: efektivët e Kavajës nuk u tërhoqën.” Dhe ndërsa operacioni vijon për izolimin e plotë të vatrave, në Kryezi mbetet pas një sipërfaqe e dëmtuar nga flakët dhe një tjetër natë pune për njerëzit që po përpiqen ta ndalin zjarrin. Flakët ende nuk janë dorëzuar. Por as ata që po luftojnë me to.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights