📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
71282510

Los Angeles rrezikohet një valë e re erërash të fuqishme këtë të Martë, që pritet të zhbëjnë të arritjet e deritanishme të zjarrfikësve, në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët në veri të qytetit, që i kanë marrë jetën deri më tani 24 personave dhe kanë shkrumbuar mbi 12 mijë ndërtesa.

Sipas meteorologëve, erërat pritet të arrijnë fuqinë e uraganeve me shpejtësi mbi 110 kilometra në orë. Prej më shumë se një jave, zjarret kanë shkrumbuar një sipërfaqe prej më shumë se 160 kilometrash katrorë. Aktive janë ende 4 vatra, ndër të cilat dy më të mëdhatë janë ato të nisura në lagjet Palisades dhe Eaton.

Nën urdhër evakuimi janë ende gati 100 mijë banorë, shtëpitë e të cilëve rrezikohen nga flakët. Mister mbeten ende shkaqet e shpërthimit të vatrave masive që kanë shkaktuar dëme të përmasave historike në Shtetet e Bashkuara. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që pakujdesia të ketë qenë një nga shkaqet kryesore.

Disa prej pistave të hetimit janë që zjarret mund të jenë shkaktuar nga shpërthimi i fishekzjarrëve për festën e ndërrimit të viteve ose nga prushi i lënë në pyjet pranë Los Angeles gjatë piknikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights