📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Greqi zjarrettt

Për të katërtën ditë me radhë, zjarri i madh në Atikën Perëndimore vijon të djegë sipërfaqe të tëra pyjore, ndërsa autoritetet greke po zhvillojnë një operacion të gjerë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Situata mbetet veçanërisht kritike përgjatë gjithë perimetrit të zonës së përfshirë nga flakët. Sipas shërbimit zjarrfikës, temperaturat e larta dhe erërat që pritet të forcohen gjatë ditës mund të favorizojnë riaktivizimin e zjarrit.

Për këtë arsye, forcat zjarrfikëse kanë përqendruar operacionet në dy sektorët më problematikë, në jug të frontit dhe në zonën veriore pranë Agia Paraskevit dhe Agios Nektarios, në drejtim të Vilias.

Në terren operojnë qindra zjarrfikës, automjete, ekipe këmbësorie dhe njësi të specializuara për zjarret pyjore.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, në operacion janë angazhuar edhe mjetet ajrore. Që nga orët e para të mëngjesit, avionë dhe helikopterë kanë kryer hedhje uji në pika të ndryshme të frontit të zjarrit, ndërsa gjatë ditës numri i tyre pritet të arrijë deri në 28 mjete.

Megjithatë, tymi i dendur vazhdon të kufizojë dukshmërinë dhe të vështirësojë ndërhyrjet nga ajri.

Autoritetet theksojnë se përdorimi i mjeteve ajrore përbën një avantazh të rëndësishëm krahasuar me ditët e mëparshme, kur erërat e forta nuk lejuan ndërhyrjen e tyre.

Si pasojë, zjarri, që nisi në rajonin e Beotisë, u përhap përmes zonave malore me pyje të dendura, duke mbërritur deri në Atikën Perëndimore.

Të dhënat më të fundit satelitore tregojnë se në zonë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa sipërfaqja e djegur në Beoti dhe Atikë ka kaluar 111 mijë hektarë.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Mandra, Idilias deklaroi se numri i banesave të dëmtuara mund të arrijë në disa qindra, ndërsa ekipet po vijojnë verifikimin e dëmeve.

Për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, autoritetet greke kanë shpallur nivelin “portokalli” të alarmit për rajonet e Atikës, Beotisë dhe Evias, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e sigurisë dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë vatra të reja.

Gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve në zonën e Psathës, është regjistruar një incident i rëndë, pasi dy helikopterë zjarrfikës të tipit Bell, u përplasën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve.

Raportet fillestare tregojnë se pas përplasjes qëndron një gabim njerëzor.

Gjatë këtij incidenti dy persona kanë humbur jetën, dhe bëhet fjalë për pilotin rumun dhe koordinatori grek i njërit prej helikopterëve ndërsa piloti britanik dhe koordinatori grek i helikopterit të dytë i mbijetuan përplasjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights