Margarita xhepa 1 1024x575

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Sipas informacioneve, gjerdani i kinemasë së fundmi ka qenë e rënduar nga mushkëritë. Ajo ndërroi jetë në një spital privat.

Ditën e djeshme, më 2 prill, Margarita Xhepa festonte ditëlindjen. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi.

Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj.

Krahas titullit të lartë si “Nderi i Kombit” ka marrë vlerësim edhe në rolet e dramaturgjisë botërore.

Në vitin 2007 asaj iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Margarita Xhepës i është akorduar gjithashtu edhe titulli “Artiste e Popullit”.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights