Image 365 1024x560
Ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO Dritan Rexhepi lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 45 vjeçari ka deklaruar para togave të zeza se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador, ku po vuante dënimin për trafik droge. “Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, asokohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj (Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosje e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjellë avokatja dokumentat nga burgu i Firences, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njejtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e nje sasie droge në portin Portsmouth të Londrës. E mora vesh nga mediat në Shqipëri”, mësohet të ketë thënë Rexhepi. Më tej, ai ka theksuar se faktin që akuzohej për rrëmbimin e kishte marrë vesh nga familjarët. Ka mohuar të ketë lidhje apo t’i njohë personat që akuzohen se kanë lidhje me ngjarjen e rëndë. “Nga familjarët mora vesh qe akuzohesha për një rrëmbim të një personi që ishte zhdukur. Tentova të merrja informacion në prokurori përmes nje familjari tim, nuk mora dot. Nëpërmjet këtij familjari u mundova dhe më thanë qe ka disa përgjime mes një personi që ka thënë jam Gramozi nga Vlora dhe familjarëve të viktimës. Këto përgjime telefonike nuk kanë dalë kurrë. Pse nuk i nxirrni, kur thuhet që ka përgjime mes meje dhe familjarëve të viktimës. Ju keni hipur në trrenin e gabuar dhe kërkoni të shkoni atje ku doni ju. Nuk jam unë personi. Ka ardhur dhe vetë vëllai i viktimës këtu dhe ka thënë këto fjalë. Doni përballje mes meje dhe tij?! Nuk kam kundërshtime. Apo ta bëjmë me foto? E bëjmë. Unë nuk i njoh ata persona. Unë mbaj përgjegjësi çfarë bëj unë, jo ç’thonë të tjerët. Nuk keni bërë asnjë lloj procedure. Pse nuk keni bërë? Nuk kam të drejta unë në këtë shtet? Më thanë për Jan Prengën, familjarët e mi, burri motrës time Dorjan Velaj. Ai takoi një gazetar te prokuroria, dhe une fola me gazetarin përmes kunatit tim. Përmes avokatit tim më vinin gazetat e fotokopjuara. Ndërkohë që kunati im shkoi te Prokuroria e Tiranës për këtë çështje, takoj një gazetar dhe i tha dy gjëra. O zoti gazetar i thashë nuk jam unë personi që po flitet. Fola me Artan Hoxhën. I dhashë disa foto dhe ai i publikoi.” Lidhur me një telefonatë që SPAK pretendon se është kryer nga autori me familjarët e viktimës, Rexhepi ka sqaruar se “nuk është ai Gramozi nga Vlora”. Sipas tij, me këtë emër i thërrasin vetëm familjarët, duke shtuar se të gjitha akuzat ndaj tij janë të pabazuara në fakte. “Gazetarët po më bënin copa në media. Problemi ishte i hasmërisë sepse po akuzohesha se kisha marrë një person peng. Unë kisha nje emër, Dritan. Emrin Gramoz e kam patur në fëmijëri, deri në moshen 25 vjeç. Vetëm familjarët me thërrisnin Gramoz. Nuk jam i martuar, kam fëmijë me një ekuadoriane. Kam dy fëmijë 5 dhe 3 vjeç”, ka thënë ai në gjykatë. Kujtojmë se Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në vendin tonë më 8 Janar të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai në bashkëpunim me Gentian Doçin kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës pas dyshimeve se vëllai i këtij të fundit në 2019-ën i kishte vjedhur në Angli një konteiner me lëndë narkotike në pronësi të tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 Janarit 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights