Policia 1 1024x568
Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga. Policia thotë se ai kishte me vete një pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se do ta shiste. “Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”. Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste”, njoftoi policia. Siç duket nga pamjet e shpërndara nga policia, i riu kishte vendosur ta fshihte armën brenda një kutie në formë zemre. E aty mendonte se nuk do dyshonte njeri, por jo për policinë. Tashmë 23-vjeçarit i duhet të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar të tjerë persona që mund të kenë bashkëpunuar me të riun.  
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights