Banorët e
një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadasë, Jellounajf, janë urdhëruar
të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pas paralajmërimeve se zjarret pyjore mund të
zgjerohen deri në fundjavë.

Kriza në
këtë qytet shënon një tjetër kapitull të vështirë në përballjen e Kanadasë me
zjarret pyjore.

Aktualisht,
në këtë vend janë aktive më shumë se 1.000 zjarre në pyje, përfshirë 230 në
territoret veriperëndimore, teksa Kanadaja, dhe një pjesë e mirë e botës,
regjistrojnë të nxehtë ekstrem.

“Fatkeqësisht,
situata jonë me zjarret e ka marrë rrugën e gabuar, pas zjarret që po digjen në
Jellounajf tani përbëjnë kërcënim real për qytetin”, ka thënë Shane Thompson,
ministër për Ambientin në Kanada.

Ai u ka
kërkuar 200.000 banorëve të qytetit që të largohen nga ajo zonë deri në
mesditën e së premtes.

“Dua ta
theksoj se qyteti nuk është në rrezik urgjent. Por, pa reshje të shiut, zjarri
mund të arrijë në paralagje deri në fundjavë. Ju e rrezikoni veten dhe të
tjerët nëse vendosni të qëndroni aty më vonë”, ka thënë ai.

Vetëm një
autostradë do të jetë e hapur në atë zonë, ndërsa fluturimet komerciale dhe
ushtarake do të ndryshojnë drejtimin.

Kryeministri
i Kanadasë, Justin Trudeau, ka thënë në platformën X, të njohur më parë si
Twitter, se Otava do të ndihmojë “si të mundet”.

Erërat e
forta besohet t’i kenë shkaktuar zjarret, prej të cilave tashmë janë evakuuar
edhe plotë qyteza tjera në Kanada

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights