📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Begaj 2 670x450 1 e1752012694542

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, ku sipas rezultateve të shpallura, fituese është shpallur partia pro-evropiane e Presidentes Maia Sandu.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Presidenti Begaj e cilësoi fitoren si një shenjë të qartë të besimit qytetar në demokraci dhe në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar këtë rrugë si një përparësi strategjike për Moldavinë.

“Urime të sinqerta Presidentes së Moldavisë për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është dëshmi e besimit qytetar në demokraci dhe në integrimin evropian si përparësi strategjike. Shqipëria qëndron krah Moldavisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, shkroi Presidenti Begaj në mesazhin e tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights