Whatsapp image 2025 03 22 at 11.46.13 1024x683

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të shtunë se programi i selisë blu për zgjedhjet e 11 Majit është i shkëlqyer.

Ai tha se në zgjedhje, PD-ja hyn në koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet.

“Fakti që ne, si forcë politike, u riorganizuam, kapërcyem vështirësi të mëdha, arritëm të mposhtëm të gjitha përpjekjet e narkoshtetit për shkatërrimin tonë dhe vijmë sot më të fortë se kurrë, përbën një prerogativë të fuqishme për fitoren tonë.

Përveç kësaj, siç jeni në dijeni, ne kemi krijuar koalicionin më të gjerë në të gjitha vitet.

Aleatët tanë përbëjnë rreth një të tretën e votuesve shqiptarë. Kandidatët në tërësi kanë dalë nga primaret dhe anëtarësia jonë është konsultuar më shumë se kurrë në përzgjedhjen e tyre.

Por përveç këtyre, ne kemi një program të shkëlqyer”, tha ai.

Sipas Berishës, programi ka në themel arritjet historike që nga vendosja e pluralizmit te anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights