📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1733597659x640 0 1706026194xpartia demokratike pd 603

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesit e Partisë Demokratike në selinë blu. Mësohet se PL-ja është përfaqësuar nga sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi ndërkohë që nga PD-ja është pritur nga Flamur Noka.

Në takimin e sotëm është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që një pikë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte dhe për protestën e 8 shkurtit që do të mbahet në Tiranë.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve.

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights