Laknas
Një shtëpi bari është zbuluar në fshatin Laknas në Tiranë. Policia ka vënë në pranga dy vëllezërit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç ndërsa babai tyre 66-vjeçari Z.M., po procedohet penalisht në gjendje të lirë. Burimet policore bëjnë me dije se nga kontrollet në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës 20 bimë kanabisi rreth 60 cm të larta, një sasi kanabisi e përpunuar, 5 llamba për ngrohje dhe ndriçim 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike. Gjithashtu është arrestuar edhe punonjësi i OSHEE 29-vjeçari E. P., pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim. Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim. Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre. Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç. Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar. Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në numrin
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights