Sekretari
i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë Këshillin
Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.
Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhet të mërkurën dhe të vendosë
thirrjen e Këshillit, i cili ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e
kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.
Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton
se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për
cerrtifikimin e antarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka
parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e
Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.
1. Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për
t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin
apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem
Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.
2. Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në
vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës
apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në
statut kryesisë së degës. Rregjistri i degës përdotësohet sipas rregullave që
miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.
3.
Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u
miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.