Priscilla pointeer 1024x576

Priscilla Pointer, aktorja e “Dallas” dhe “Carrie”, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.

Lajmi është njoftuar nga vajza e saj, Amy Irving përmes rrjeteve sociale, e cila shkroi se aktorja “ndërroi jetë paqësisht në gjumë në moshën 100-vjeçare, me shpresë për t’u takuar me dy bashkëshortët e saj që e adhuronin dhe qentë e shumtë”.

Pointer ndërroi  jetë në një njësi kujdesi në Ridgefield, Connecticut, është shprehur djali i saj, David  Irving për The Hollywood Reporter.

Karriera e saj përshkoi 6 dekada në film e televizion. Në serialin “Dallas” ajo luante rolin e Rebecca Barnes Wentworth, një gruaje të pasur dhe enigmatike derisa në sezonin e 6-të, personazhi i saj humb jetën në një përplasje ajrore.

Në filmin ikonik horror, “Carrie”, ajo luante nënën e Sue Snell, një gjimnaziste, roli i së cilës iu besua vajzës së aktores, Amy. Nënë e bijë luajtën bashkë në filmat “Honeysuckle Rose”, “Acts of Love”, “The Competition” dhe “Micki & Maude”.

E lindur më 18 maj 1924 në New York, Pointer  pati një karrierë edhe në Broadway. Shumë nga  projektet e saj skenike u realizuan nën regjinë e Jules Irving, me të cilin u martua në vitin 1947 dhe bëri tre fëmijë përpara se ai të ndërronte jetë në vitin 1979.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights