Pesë muaj i ka zgjatur arratia Henri Gjapit, i cili akuzohet si autori i ngjarjes së rëndë ku humbi jetën Gentian Talja.

25-vjeçari u arrestua menjëherë sapo mbërriti në Rinas, pasi më herët ishte shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 31 marsit të këtij viti, ku autori dhe viktima u përleshën në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 pas mesnate, ku Gentian Talja, 46-vjeç, dhe Henri Gjapi, 25 vjeç, kishin dalë në gjendje të dehur nga lokalet ku po konsumonin alkool dhe më pas janë përleshur me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi me fjalët “pse më shikon”, dhe më pas ata u goditën me grushte.

Pak çaste më vonë, si pasojë e goditjeve të marra gjatë sherrit 46-vjeçari Talja, pasi u rrëzua u ngrit për një moment, por si pasojë e goditjes së kokës në trotuar u rrëzua sërish pa ndenja..Në orët në vijim 46-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital pas 4 ditësh.

Fillimisht autori u mor në pyetje dhe u la i lirë. Disa orë më vonë gjendja shëndetësore e të plagosurit u përkeqësua dhe u fut në intubim në gjendje kome.


Disa ditë më pas, si pasojë e dëmtimeve në kokë, Gentian Talja ndërroi jetë në spital, ndërsa ndaj 25-vjeçarit u ngrit akuza për vrasje. Henri Gjapi u arratis dhe u shpall në kërkim dhe arrestimi i tij u bë 5 muaj pas krimit.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights