Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Elgi Proga1

Gjykata e Korçës ka vendosur të ndryshojë sot, 18 nëntor, masën e sigurisë për dy personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024 në Pogradec.

Pasi ka përfunduar afati ligjor i paraburgimit për të dy të hetuarit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” deri në përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Korçës vijon hetimet për ngjarjen dhe po pret zbardhjen e plotë të pamjeve të kamerave të sigurisë nga lokali “Stropcka”, ku ndodhi vrasja.

Sipas gjykatës, vonesat në dokumentimin e ngjarjes kanë ndikuar në pranimin e kërkesës së mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë, ndaj shtetasve L.G., dhe D.M., rëndon akuza për moskallëzim të krimit dhe kryerje veprash që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ishte parashikuar që hetimet për rastin të përfundonin më 11 nëntor, megjithatë nuk ndodhi kështu. Kërkesa për zgjatjen e afateve të hetimit u bë nga Prokuroria e Korçës, pasi ka dërguar në një laborator në Itali për ekspertizë DVR-në e kamerës së lokalit, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur atë ditë, kur dyshohet se babai i dy fëmijëve u dhunua dhe më pas humbi jetën.

Për ekspertizë janë dërguar edhe pamjet e kamerës së një marketi që dyshohet të ketë filmuar ngjarjen. DVR-të janë nisur me shpresën e rikuperimit të pamjeve, të cilat dyshohet se janë fshirë nga autorët.

Kjo ngjarje shkaktoi debate të forta vitin e shkuar dhe përplasje mes policisë e prokurorisë. Edhe motra e viktimës ka ngritur akuza të forta mbi mënyrën se si janë zhvilluar hetimet për këtë çështje.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights