Pl kqz.mpg snapshot 02.52.180 1024x576

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për diasporën.

Nga Parku Olimpik në Tiranë, aty ku ka marrë jetë ky proces se kanë mbetur pa u dërguar vetëm një numër shumë i vogël zarfesh që kanë shfaqur problematika me adresat.

“Grupet e punës e kanë përmbyllur misionin e tyre, qoftë me vulosjen dhe paketimin e zarfeve. Kompania e postës vijon me punën dhe pritet që të shpërndahen në të gjitha vendet”.

245935 qytetarë jashtë vendit kanë të drejtë për të votuar në këto zgjedhje. KQZ thotë se vetëm 3 zarfe nuk janë nisur akoma, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar.

Nga këto, mbi 154 mijë zgjedhës e kanë marrë zarfin në dorë. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë mbërritur mbi 17 mijë zarfe.

Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-së dhe Britania janë 5 shtetet ku shqiptarët kanë shprehur më shumë interes për të votuar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights