1bd23ac3 173a 49a6 93fa dad9cbcaac9c 1 1024x601

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në Edicionin e 25-të të Samitit Global Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals – IAPP), në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave, në këtë samit u diskutua në lidhje me sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale, në dritën e bashkëpunimit ndërkombëtar, pavarësinë e autoriteteve mbikëqyrëse, perspektivat e shoqërisë civile, etj.

Pjesë e axhendës së këtij samiti ishin edhe takimet e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, Dervishi u takua me Drejtuesin e Privatësisë dhe Lirive Civile, z. Peter A. Winn dhe Ambasadorin Sting Lang, Koordinator Ndërkombëtar për Politikat e Komunikimit dhe Informacionit, me të cilët diskutoi në lidhje me ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale në Shqipëri dhe sfidat e zbatimit të këtij ligji.

Besnik Dervishi zhvilloi gjithashtu një takim me kreun e Komisionit Federal për Tregtinë, Andrew Ferguson, me të cilin diskutoi mbi mbrojtjen e të dhënave dhe posaçërisht zbatimin e kuadrit për mbrojtjen e të dhënave BE-SHBA, sipas vendimit të Komisionit Evropian 2023/1795, datë 10 korrik 2023.

Samiti Global i Privatësisë është një aktivitet ku marrin pjesë profesionistë të fushës si politikëbërësit kryesorë, teknologë, autorë dhe sipërmarrës nga e gjithë Bota, të cilët diskutojnë dhe kërkojnë zgjidhje për çështje strategjike dhe sfidat e përditshme në privatësi, qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe përgjegjësinë dixhitale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights