📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1536x864 cmsv2 6e8e523b c968 5f8a 9946 145f320f12d2

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të nisë nesër turin ballkanik dhe ndalesa e saj e parë do të jetë Tirana.

Në kuadër të vizitës, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa më 1 tetor, ajo do të nisë me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në të njëjtën ditë, kreu i KE do të vijojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Përmbyllja e turneut do të bëhet ditën e premte, në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohen me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.

Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights