📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gjiknuri
Është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Opozita ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri teksa debatonte me Vokshin iu drejtua kësaj të fundit me termin ‘e dashur’, ndërkohë që demokratja reagoi ashpër. DEBATI Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur! Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare e komisionit Gjiknuri: Po çfarë të them? E nderuar, zonjë, për ta bërë jetën me ngjyra Vokshi: Mos u merr me jetën time personale. Gjiknuri: S’po merrem me jetën personale. Vokshi: Këto janë batutat të kota. Gjiknuri: Batuta, që të shtensionojë. Mos të ngatërrojmë rolet. Ccpunë kam me drejtorët e rretheve unë? Policia është organ i cëntralizuar. E mira do të ishte që të ishte drejtori i policisë këtu. Mirë dakord, të mbaroj unë. Pse mërziteni?! Doni të vijë ai? Mirë pra, të bëjmë kërkesë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights