Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
vokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues që të jap një njoftim lidhur me çështjen e trafikimit të organeve, duke deklaruar se hetimet për këtë kanë përfunduar.
Avokati amerikan ka përmendur disa artikuj të botuar gjatë ditëve të fundit në media evropiane, ku zyrtarë të Qeverisë në Rusi kanë pretenduar se udhëheqësit e UÇK-së janë të përfshirë në trafikim organesh.
Duke ritheksuar që kjo është krejtësisht e pavërtetë, marrë parasysh edhe akuzat që janë ngritur në kuadër të aktakuzës kundër Thaçit dhe të tjerëve, Kehoe ka thënë se gjykata duhet të lëshojë një njoftim, ku theksohet se kjo çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh.
Nuk e di nëse rusët po përpiqen të ndikojnë këtë trup gjykues, por pavarësisht qëllimeve të tyre, ata në mënyrë të vazhdueshme vazhdojnë të përpiqen që të thonë që zotërinjtë të cilët janë të akuzuar në këtë çështje gjyqësore janë të përfshirë në akuza për trafikimin e organeve, gjë e cila pa diskutim që nuk është e vërtetë.
ndekaq ceshtje e dyte e diskutuar nga ai ishte lidhur me ndikimin te deshmitaret duke sqaruar se ne disa artikuj shkruhej se qeveria e kosoves ka kontaktuar nje person shqiptare ne gjermani te cilit i eshte kerkuar te gjeje 4 deshmitare katolik për të dëshmuar kundër Thaçit
E kuptoj që ZPS-ja ka përdorur ndërmjetës në Kosovë për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në procesin e drejtësisë
Pas kësaj, avokati i Thaçit ka thënë se parashtrimet do t’i dorëzojë edhe me shkrim derisa ka theksuar se duhet të jepet shpjegim nëse dikush i ka kërkuar katër dëshmitarë kundër ish-presidentit.
Seanca po vazhdon me dëshminë e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai është i mbrojtur dhe po dëshmon me fshehje të identitetit.