Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një 34 vjecar është vënë në pranga në Durrës, i konfirmuar si autor i vjedhjes së 11 bilicikletave. Në kuadër të operacionit “Eleven”, policia tha se ka arrestuar 34-vjecarin me inicialet A.T, pasi rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023.

Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm

Njoftimi i policisë:
U vodhi shtetasve të ndryshëm, 11 biçikleta gjatë këtij viti, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi A. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jetë kryer nga ky shtetas.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights