Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media foli për takimin e sotëm me
ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku tha se ka paraqitur vullnet të plotë për
ç’tensionimin e situatës në veri të vendit.
Ai tha se
Qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për tia dorëzuar Bashkimit
Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, dhe
normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Sa i takon draftit të asociacionit të
propozuar nga kryeministri Edi Rama, Kurti tha se në vend se të dalë me
propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, t’ia propozojë
presidentit Vuçiç si draft-statut për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e
Bujanoc, duke i kujtuar nenin 8 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë,sipas të
cilit kryeministri e ka obligim të mbrojë shqiptarët kudo që janë.
Duket se
propozimi i draftit të asociacionit ka krijuar një situatë tjetër jo komode mes
dy kryeminsitrave Kurti e Rama të cilët nesër do të takohen në Gjakovë për të
mbajtur mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive.
Kryeministri
i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë javës së kaluar bëri të ditur se i ka dorëzuar
një draft të Asociacionit kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit
francez, Emmanuel Macron. Ky dokument në bazë të raportimeve të premten është
vlerësuar si serioz nga Bashkimi Evropian. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për
themelimin e Asociacionin edhe në kuadër të marrëveshjes të Brukselit dhe të
Ohrit.