Një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale është zbuluar në një shtëpi në Shkodër.


Policia thotë se po bëheshin përpjekje që arma e zjarrit, tip automatik të fshihej në një pjesë të murit brenda rrethimit të shtëpisë në lagjen “Skënderbeg”.

Gjatë kontrollit në banesë është gjetur një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

 Njoftimi I policisë

Shkodër

Sekuestrohen
1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Arma e
zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të
mëtejshme.

Në momentin
e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar
në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Strukturat e
Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga
inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri
kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë
ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen
‘’Skënderbeg’’, Shkodër.

Gjatë
kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë
zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë
e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin
e Policisë Shkencore.

Nga
strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë
veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet i
kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights