Presidenti
polak Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin
Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën.



“Ukraina
është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë
të anëtarësimit në NATO”, tha Duda më 12 qershor pas një takimi me presidentin
francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Paris.

Takimet
trepalëshe që përfshijnë Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, të njohura si
Trekëndëshi i Vajmarit, filluan në vitin 1991 në Vajmar të Gjermanisë.

 

Gjermania,
në muajin prill e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë
avionë të vjetër luftarakë të llojit MiG-29, për ta forcuar fuqinë ajrore të
Ukrainës kundër pushtimit rus.

Ministri
gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se kërkesa kishte mbërritur të enjten
dhe se miratimi i kërkesës në po të njëjtën ditë nga Berlini tregon se të
tjerët mund të mbështeten në Gjermaninë.

Gjermania i
trashëgoi 24 avionë të llojit MiG-29 nga ish-Gjermania Lindore pas ribashkimit
në vitin 1990. Në atë kohë, ky lloj i avionit cilësohej si njëri ndër avionët
luftarakë më të avancuar në botë.

Në vitin
2004, Berlini ia dërgoi 22 avionë të tillë Polonisë. Nga dy avionët e mbetur në
ushtrinë gjermane, një u shkatërrua gjatë një përplasjeje dhe një është në një
ekspozitë në një muze.

Polonisë i
nevojitet paraprakisht miratimi nga Berlini zyrtar për t’i dërguar këta avionë
në një vend tjetër.

Presidenti
ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha gjatë një vizite në Varshavë se Polonia do të
ndihmojë në formimin e një koalicioni të fuqive perëndimore për ta furnizuar
Ukrainën me avionë luftarakë.

REL 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights