Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish sot se pronari
kryesor i djegësit të Tiranës, është kryebashkiaku Erion Veliaj
Sipas tij kryebashkiaku qëllimisht e kaloi me firmën e tij
miratimin e kontratës për djegësin e Tiranës për shkak se nuk kishte ⅗ e votave
të nevojshme në Këshillin Bashkiak.
“Veliaj nuk është myshteri i djegësit të Tiranës, por është
pronari dhe hajduti kryesor në këtë vjedhje. Veliaj tha që përgjegjësi të mbajë
ai që ka bërë gabimet. Aktet dhe firmat, nuk janë gabime por krime të rënda
penale dhe mbajnë firmën e Veliajt. Rezulton se kontrata e djegësit të Erion
Veliajt, e cila në 30 vite u kushton taksapaguesve rreth 1 miliardë euro, nga
të cilat 450 janë pagesat për mbetjet e djegshme dhe 450 të tjera janë për
dherat dhe inertet, pjesa tjetër janë të gjitha fitime që nxirren nga shitja e
hekurit, letrës, etj. Kjo ngarkesë 30 vjeçare, 1 miliardë euro mbi shpatullat e
taksapaguesve kalon vetëm me firmën e Veliajt, në dhunim të kushtetutës, pa
miratimin e këshillit bashkiak. Kjo për faktin se ai nuk kishte ⅗ dhe miratimi
në këshill i kësaj barre të rëndë kërkonte ⅗ e votave”, tha Berisha.
Sipas tij “Veliaj ka kryer një krim të shëmtuar se ka marrë
përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin
Bashkiak. Në përgjigje të shkresës që i dërgon Gjiknuri, aso kohe ministria që
duhet të bënte pagesat për djegësin, Veliaj shkruan “Bashkia pranon se është
vënë në dijeni për detyrimet e kontratës dhe angazhohet për të gjitha detyrimet
që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kryerjen e të
gjitha pagesave sipas çmimit 29 euro për ton, pa tvsh, ose çdo çmimi të
modifikuar në bazë të kontratës””.
“Sekuestrimi gjysmak për të mos thënë dhe klientelist i SPAK
që u duartrokit aq shumë lejon pagesat kriminale, të hedhura poshtë nga KLSH në
kundërshtim me kontratën 29 euro për ton, ndërkohë që nuk digjet një kg. SKAP i
partisë nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e tarifës 29 euro, të urdhërojë
detyrimin antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve për të depozituar
inertet dhe dherat në fushën e Sharrës. Për këtë SKAP nuk ka një fjalë. Tre
polici janë marrë me garantimin për të detyruar bizneset për të dorëzuar në
Sharrë inertet dhe dherat, policia e Shtetit, Policia e Bashkisë dhe Policia e
Agron Malajt i Burrelit. Cdo ditë që
kalon e bën më të rëndë dhe kundërmuese vjedhjen e Shekullit dhe nxjerr në pah
pronarët e vërtetë të saj, ku më kryesi është Erion Veliaj. Tirana po zjen nga
një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme e cila së shpejti pritet të
shpërthejë dhe do ti tregojë vendin autorëve të vjedhjes së Shekullit”.