📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Erion veliaj sara gixhaj 1024x575

Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka firmosur nga burgu zëvendësimin e Anuela Ristanit nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.

Bëhet e ditur se Veliaj këto kompetenca ia ka deleguar nënkryetares tjetër të Bashkisë, Sara Goxhaj.

Në vendimin e Veliajt theksohet se Sara Goxhaj do të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë nga data 19 Mars, deri në një urdhër të dytë.

“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.

Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në dokument.

Ndërkohë kjo shkresë e Veliajt mban datën 18 Mars. Kujtojmë se pas arrestimit të kryebashkiakut këtë detyrë e mbante Anuela Ristaninga 11 Shkurti deri ne 18 Mars kur u firmos vendimi tjetër.

Vendimi i firmosur nga Veliaj
Vendimi i firmosur nga Veliaj
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights