Në ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku producenti i njohur Petri Bozdo, ka përplasur për vdekje një vogëlush vetëm 7-vjeçar.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha; jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, sqaroi banori i zonës, ndërsa shton se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.
Dëshmi tronditëse vinë nga banorët e Mengëlit në Elbasan që u bënë sot dëshmitarë të aksidentit tragjik që i mori jetën një 7-vjeçari.
“Dolën burrat me vrap nga lokali, ngritën makinën dhe nxorën fëmijën. Njoftuan ambulancën, u vonua 15 minuta, nuk erdhi. E morën fëmijën me makinë të rastit. Nuk e llogaris dot se sa aksidente janë bërë. Ka shumë aksidente në këtë aks. Bëhen shumë. Shoferi ishte me shpejtësi maksimale. E kishte parë dikush. Ai ishte shumë shpejt.”, tha zonja.
