📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Aksidenti i te miturit ne tiane

Shtetasi T.Sh dhe shtetasja Valentina K janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokuroria kërkoi vijimin e burgosjes për T.Sh, por gjykata caktoi një masë më të butë.

T.Sh tha në gjykatë se ndaloi, për t’i dhënë të miturit disa para.

“Ndalova dhe i dhashë disa para. I ranë në tokë, por nuk e kam parë dhe kur u hap semafori thjesht kam ecur”.

Ndërsa, Valentina K. deklaroi se ndodhej pas fouristradës së T.Sh e se nuk kishte fushë pamje.

Të dy deklaruan se ngjarja ishte krejtësisht aksidentale.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 24 shkurt 2026, ku një fëmijë u përplas nga dy makinat. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”.

7-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Të dy shoferët u larguan nga vendngjarja, por se u kapën më vonë nga policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights