📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
0 2025 01 16T111932

21 vjeçari Simon Shollai cili u gjet këtë mëngjes i pajetë, është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër ku kishte përfunduar më parë studimet.

Bëhet me dije se këtë mëngjes ai është gjetur i pajetë nga shokët në shtratin e konviktit ndërsa pranë tij janë gjetur medikamente të dyshuar si antidrpresantë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh. Pak minuta më parë trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e qytetit.

‘Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, bën me dije policia.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights