Bujar shega 1024x576

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest me burg” Bujar Shegën.

Bujar Shega u ekstradua ditën e djeshme nga Italia në vendin tonë.

Sipas SPAK, Bujar Shega ishte një nga anëtarët me rol kyç në grupin e Suel Çelës dhe ishte i angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve.

Bujar Shega akuzohet se bashkë me persona të tjerë tentuan të trafikojnë 930 kilogramë kokainë drejt vendeve të BE-së nga Ekuadori. Lënda narkotike u bllokua nga policia e ekuadorit në 13 Dhjetor të 2020.

Kreu i grupit kriminal, Suel Çela rezulton në kërkim që prej Majit të vitit 2022, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights