Screenshot 6 20 780x439 1

Ditën e sotme presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë detyrën, duke u bërë kështu kreu i 47-të i shtëpisë së Bardhë. Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Kapitolit, kjo për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Masa të rrepta sigurie janë marrë për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie të rëndësishme që do të përcillet në të gjithë botën. Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, një kishë historike në Uashington, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë.

Shfaqjet muzikore dhe fjalët e hapjes do të fillojnë në skenën kryesore të ngjarjes – e vendosur në lëndinë perëndimore të ndërtesës së Kapitolit të SHBA.

Kjo do të pasohet nga: -Betimi i Trump dhe Vance si dhe fjalimi inaugurues në të cilin presidenti do të përcaktojë qëllimet e tij për katër vitet e ardhshme

-Trump më pas do të shkojë brenda në dhomën e Presidentit – pranë dhomës së Senatit – për të nënshkruar dokumentet kryesore

-Më pas ai do të marrë pjesë në një drekë të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese

-Kjo pasohet nga një paradë që shkon nga ndërtesa e Kapitolit në Shtëpinë e Bardhë

-Më vonë në mbrëmje, Trump do të shfaqet në tre ballo inauguruese në të gjithë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights