Disa orë pasi një nga universitetet më elitare në botë, ai i Harvardit refuzoi një listë kërkesash nga Shtëpia e Bardhë, administra e presidentit Donald Trump u hakmorr duke ngrirë 2.2 mld fonde.
Shtëpia e Bardhë i dërgoi një listë kërkesash drejtuesve të Universiteit të Harvardit javën e kaluar ku kërkoheshin ndryshime në drejtimin e tij, praktikat e punësimit dhe procedurat e pranimit.
Por këto kërkesa ishin të papapranueshme për drejtuesit e universitetit të Harvardit.
Ky është universiteti i parë i madh në vend që sfidon presionin nga administrata Trump për të ndryshuar politikat e tij.
Presidenti Trump ka akuzuar universitetet kryesore se kanë dështuar në mbrojtjen e studentëve hebrenj kur kampuset e kolegjeve në mbarë vendin u tronditën nga protestat kundër luftës në Gaza vitin e kaluar.