Tritol gjatë orëve të para të mëngjesit, biznesit në Lezhë.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur para derës së një lokali të mbyllur të 47 vjeçarit me iniciale I.M. Nuk raportohet për të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.